Angli

U arrestua në qershor për akuzën e përdhunimit, klubi nuk e pezullon lojtarin

Një lojtar i Premier League, identiteti i të cilit nuk është zbuluar për arsye ligjore përfundoi i arrestuar në muajin qershor teksa akuzohet për përdhunimin e një vajze të cilën e takoi në një prej pubeve të qytetit.

Megjithatë, së fundmi klubi në të cilin bën pjesë futbollisti ka sqaruar se nuk do të marrin masa dhe nuk do ta pezullojnë lojtarin nga përgatitjet para sezonale, të paktën derisa të ketë një vendim nga ana e autoriteteve.

“Jemi të vetëdijshëm për akuzat të cilat janë ngritur mbi lojtarin tonë dhe që tashmë ai është bërë subjekt i autoriteteve. Mund ta konfirmojmë se lojtari i mohon akuzat  dhe jemi në pritje të një vendimi që do të dalë nga hetimi i autoriteteve. Për kaq kohë sa nuk ka një vendim, futbollisti mund të vazhdojë aktivitetin. Do ta kemi në vëmendje këtë çështje dhe do të reagojmë sipas zhvillimeve të mëtejshme”, theksohet nga ana e klubit të Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency