Zyrtare/ Strakosha prezantohet në Premier League dhe sfidon portierin që debutoi kundër Shqipërisë
Thomas Strakosha është shndërruar në futbollistin më të ri të Brentford. Ashtu siç njoftoi më herët SuperSport, portieri i kombëtares ka arritur edhe në mënyrë zyrtare akordin me klubin e ri dhe për herë të parë në karrierë do të nisë një aventurë në elitën e futbollit anglez, Premier League.
Sezonet e fundit nuk kanë qenë më pozitivët për Strakoshën te Lazio, mirëpo tashmë gardiani pretendon të rigjejë versionin e tij më të mirë dhe të marrë rolin e titullarit te Brentford.
Në këtë skuadër, Thomas Strakosha do të vuajë konkurrencën e portierit spanjoll David Raya, i cili në sezonin e fundit ka qenë titullar i padiskutueshëm duke fituar edhe grumbullimin e kombëtares së Spanjës, madje debutimin e ka bërë pikërisht ndaj Shqipërisë në miqësoren e 26 marsit të humbur me rezultatin 2-1. Por, premiera nuk shkoi sipas planit pasi ishte pikërisht Raya autori i gafës në golin që shënoi Myrto Uzuni.
✍ The Albanian international goalkeeper has joined on a free transfer, subject to international clearance, signing a four-year deal
🗞 https://t.co/6kuNr1W3JM#StrakoshaSigns pic.twitter.com/DAxs98KU6R
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 14, 2022



