Futboll

Spartaku i Moskës në zi, sulmuesi ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare

Spartaku i Moskës në zi. Aleksandr Kozlov, ish-sulmuesi i klubit që në prill festoi 100-vjetorin e krijimit, është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare për shkak të një hemorragjie në tru.

Kozlov ishte vetëm 17 vjeç kur debutoi në Champions League me skuadrën kryeqytetase, ndërkohë që përveç disa klubeve ruse është aktivizuar edhe në Kazakistan e Armeni.

Lojtari i lindur në Moskë ishte pa ekip prej nëntorit të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës me skuadrën e Aluston-YBK nga Krimea.

Kozlov u aktivizua me ekipet kombëtareve të moshave të Rusisë (U16, U17, U18, U19 dhe U21). “Sasha ishte vetëm 29 vjeç… I shprehim ngushëllimet tona të thella familjes dhe miqve”, lexohet në komunikatën e Spartakut.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency