Futboll

“I fortë dhe i zgjuar”, ish-mesfushori i Tiranës dhe Skënderbeut transferohet në Suedi

Argjend Malaj ka nisur një aventurë në Suedi. Mesfushori dardan ka firmosur me Ljungskile, ekip që garon në divizionin e tretë të futbollit suedez. 28-vjeçari nga Vushtrria ishte pjesë e Ballkanit në sezonin e fundit, duke fituar titullin kampion në Kosovë me “Xhebrailat”.

Malaj ka luajtur edhe më Prishtinën e Feronikelin në futbollin dardan, teksa është aktivizuar në Superiore me Tiranën, Skënderbeun dhe Kamzën. Qendërmesfushori ka firmosur për një vit me Ljungskile, me opsionin e rinovimit me një tjetër sezon.

Malaj është një lojtar që ka fituar trofe, ai plotëson në mënyrën më të mirë lojtarët tanë të rinj. Argjendi ka përvojën e duhur që i ka munguar skuadrës. Ai luan me të majtën dhe është i fortë fizikisht. Po flasim për një futbollist të zgjuar”, deklaroi Erik Lund, trajneri i Ljungskile.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency