Bashkëshortja e Matrit çmend plazhin, fotot bëjnë xhiron e rrjeteve sociale!
Prej dy vitesh, Alessandro Matri, ish-futbollist i Juventusit dhe Milanit ka mbyllur karrierën e tij sportive. Megjithatë, ish-sulmuesi ja del të qëndrojë në qendër të vëmendjes sidomos gjatë muajve të verës e kjo më së shumti prej bashkëshortes së tij e cila di gjithnjë të bëjë për vete rrjetet sociale falë formave fantastike që shfaq në plazh.
Së fundmi, nga Formentera në Spanjë, Nargi ka bërë për vete plazhin dhe internetin pasi edhe njëherë ka treguar se është një vajzë që përkujdeset më së miri për fizikun e saj dhe linjat e shfaqura me bikini e vërtetojnë diçka të tillë.









