VIDEO/ Autogoli i vitit, mbrojtësi i Chelseat “lë nam” në miqësore!
Skuadra e Chelsea është aktualisht e grumbulluar në Amerikë teksa për Blutë e Londrës nuk mungojnë edhe ndeshjet miqësore në mënyrë që lojtarët e trajnerit Thomas Tuchel të mbërrijnë në formën e duhur para nisjes së sezonit.
Mbrëmjen e së shtunës, anglezët zbritën në fushë për një test ndaj Club America të cilën e fituan me rezultatin 1-2. Por, ajo që bëri përshtypje dhe është shndërruar në një video virale të rrjeteve sociale është gafa e Reece James.
Mbrojtësi anësor u tregua i pakujdesshëm dhe në minutën e 60-të shkaktoi një autogol qesharak, duke surprizuar edhe portierin e tij Bettinelli.



