Arsenal dhe City mbyllin një tjetër tratativë, “Topçinjtë” përforcohen në mbrojtje
Arsenal dhe Manchester City kanë arritur një tjetër marrëveshje të suksesshme së bashku. “Topçinjtë” kanë siguruar Oleksandr Zinchenko nga Kampionët e Anglisë me një tarifë transferimi prej 30 milion paund.
Ukrainasi pritet të bëhet nënshkrimi i pestë veror i Arsenalit dhe i dyti i ardhur nga Manchester City. Kushtet personale ende nuk janë gjetur me lojtarin, por në media raportohet se dakortësia për kushtet personale nuk përbën aspak problem pasi shumë shpejt me 25-vjeçarin do të arrihet marrëveshja për pagën dhe kontratën.
Zinchenko iu bashkua Cityt në vitin 2017 dhe bëri 128 paraqitje në të gjitha kompeticionet ndërsa në sezonin e fundit për shkak të konkurrencës së lartë në ekipin e Kampionëve në Premier League nuk gjeti hapësira të shumta dhe gjithsej bëri 15 paraqitje duke dhënë vetëm katër asist dhe rrugën e rrjetës nuk e gjeti në asnjë ndeshje në kampionat.
Arsenal është një ndër klubet më aktive në merkato dhe goditjen më të bujshme e bëri pikërisht nga “The Citizens” teksa Grabiel Jesus u ble në mënyrë përfundimtare nga klubi londinez me një tarifë prej 45 milion paunde.



