Guardiola “lë thatë” Barcelonën, refuzon ofertën e katalanasve
Një nga objektivat e shumtë në këtë merkato për Barcelonën është edhe Bernardo Silva i Manchester Cityt. Futbollisti i The Citizens mori miratimin e trajnerit Xavi Hernandez dhe drejtuesit u vendosën në punë për ta nënshkruar, edhe pse kartoni i 27-vjeçarit vlerësohet plot 80 milionë euro.
Megjithatë, pavarësisht dëshirës edhe së vetë portugezit për të veshur fanellën blaugrana, ai që vendosi “veton” në këtë rast ka qenë trajneri Pep Guardiola. Tekniku spanjolli as nuk e ka marrë në konsideratë ofertën nga ish-klubi i tij teksa edhe për sezonin e ri e konsideron fantazistin si një nga elementët më të rëndësishë të skuadrës.
Bernardo Silva ka një kontratë e cila e lidh me Cityn deri në vitin 2025 ndërsa në vitin e tij të fundit në Etihad Stadium regjistroi në total 50 paraqitje duke shënuar 13 gola e dhuruar shtatë asiste në të gjitha kompeticionet.



