Featured

Dikur dhuronin “show” te Roma, bashkohen në Greqi për të fituar titullin pas 76 vitesh

Disa vite më parë luanin te Roma, teksa prej sezonit të ardhshëm do të jenë sërish shokë skuadre. Gervinho dhe Juan Iturbe do të garojnë përsëri për të njëjtin objektiv, por tashmë në Greqi.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë fitoi titullin kampion në Turqi sezonin e fundit me Trabzonspor, ekip ku nuk ia doli të ishte protagonist prej një dëmtimi të rëndë që pësoi tetorin e kaluar.

35-vjeçari afrikan ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Arisin e Selanikut, ekip ku luan prej gushtit të vitit të kaluar edhe argjentinasi Iturbe. “Dua ta lidh emrin tim me një tjetër titull.

Aris është një kapitull i ri në karrierën time. Mblodha informacion për klubin grek, por gjithçka u bë më e lehtë kur bisedova me drejtuesit. Projekti më pëlqeu dhe ja ku jam këtu”, deklaroi Gervinho pas firmës mbi kontratë.

Me Iturben, i cili cilësohej si një talent i madh vite më parë, ishin pjesë e Romës në sezonin 2014/2015, në të cilin Roma u shpall nënkampione e Italisë pas Juventusit.

Më pas u shitën të dy nga verdhekuqtë në janarin e vitit 2016. Tani bashkohen përsëri në Selanik, me objektivin e madh për të rikthyer Arisin te titulli kampion, që mungon prej vitit të largët 1946.

Ne luajtëm së bashku për një vit te Roma dhe bëmë gjëra të shkëlqyera. Shpresoj se mund të bëjmë të njëjtën gjë këtu”, u shpreh Gervinho.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency