Spanjë

Braktis “Barcelonën”, Pjanic niset me urgjencë drejt Nices

Pjanic do të humbasë ndeshjen e parë miqësore të Barcelonës, për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij të dytë.

Boshnjaku do të udhëtojë për në Nice dhe nuk do të jetë në ndeshjen e parë të turit kundër Inter Miamit, që do të luhet në orët e para të së mërkurës.

Mesfushori ishte pjesë e grupit që u nis të shtunën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse ende nuk dihet se cila do jetë e ardhmja e tij, sidoqoftë ai i ka lënë përgatitjet për të qenë me partneren në lindjen e fëmijës së dytë.

Mesfushori ishte i huazuar te Besiktas sezonin e kaluar, pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të Koeman. Ndërsa tashmë duhet të shihet nëse këtë verë Pjanic do ta bindë Xavi-n në mënyrë që tekniku ta mbajë te katalanasit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency