La Liga

“Radhën e ka mbrojtja”, presidenti i Barcelonës: Mposhtëm PSG dhe Chelsean për Lewan, golat janë garantuar!

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas nënshkrimeve me Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha e së fundmi me Robert Lewandowskin, tashmë në klubin katalanas do të tentojnë një tjetër goditje. Vetë presidenti i spanjollëve, Joan Laporta thekson se kërkon t’i vendosë në dispozicion trajnerit Xavi Hernandez një skuadër konkurrese teksa objektivi është një mbrojtës i nivelit të lartë, ku i shumëdëshiruari është Jules Kounde nga Sevilla, por edhe Cesar Azpilicueta.

“Kërkojmë që të formojmë një skuadër konkurruese dhe t’i vendosim në dispozicion trajnerit Xavi mjetet e duhura për të luftuar. Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Unë ëndërroj që Barcelona të rikthehet një pikë referimi për botën e futbollit dhe ne punojmë për këtë. Megjithatë, do të jetëe vështirë nëse nuk rikuperojmë ekonomikisht, po arrijmë të përmirësohemi, por duhet të punojmë më shumë.

Mendoj se Alemany dhe Jordi Cruyff kanë bërë një punë shumë të mirë pasi kemi në repartin ofensiv lojtarë si Raphinha, Lewandowski, Dembele, Aubameyang e Ferran Torres. Tashmë të përqëndrohemi pak tek mbrojtja, Xavi na ka udhëzuar për disa lojtarë dhe shpresoj që ta gëzojmë sërish popullin katalanas”.

Në fund, presidenti Laporta zbuloi se për të transferuar Lewandowskin iu desh të mposhtnin konkurrencën e PSG dhe Chelsea. “Për të nënshkruar me Robert Lewandowski mposhtëm konkurrencën e PSG dhe Chelsea. Ai dëshironte të luante me Barçën, na duhej një sulmues që garanton gola. Lewa është një makineri dhe çdo skuadër do ta donte. Me Lewandowskin, Aubameyang dhe Ansu Fati ne i kemi golat e garantuara”, u shpreh Laporta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency