La Liga

Akord për 60 milionë €/ Tjetër mbrojtës për Tuchel, Chelsea fiton garën me Barçën

Chelsea ka fituar konkurrencën me Barcelonën për shërbimet e Jules Kounde. Qendërmbrojtësi i Sevillas do të vijojë karrierën në “Stamford Bridge”, teksa klubi anadaluzian do të përfitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e tij.

23-vjeçari, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, ka zhvilluar paraqitje pozitive në 3 sezonet e fundit me Sevillan, ndërkohë që vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Francës.

Ofertë zyrtare nga Barcelona nuk ka, Kounde ishte i gatshëm të transferohej në “Camp Nou” ose te Chelsea, por klubi i Premier League ka vepruar më shpejt dhe ka bindur drejtuesit e Sevillas me ofertën e tyre.

“Blutë e Londrës” kanë gjetur edhe marrëveshjen me agjentin e mbrojtësit sa i përket kushteve personale. Tani pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të tij në ishull, ndërkohë që Tuchel siguron një tjetër qendërmbrojtës cilësor pas senegalezit Koulibaly.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency