Zëvendësuesi i Haller, bomberi i Uruguait gati të transferohet te Dortmundi
Luis Suarez vazhdon të jetë pa ekip pas përfundimit të aventurës me Atletico Madrid, ekip me të cilin fitoi titullin kampion dhe u shpall golashënuesi më i mirë në La Liga vitin e kaluar.
Emri i goleadorit uruguaian është lidhur me klube të ndryshme italiane, në Premier League u përfol për një transferim tek Aston Villa, ndërkohë që e kërkoi edhe River Plate.
35-vjeçari dëshiron të vijojë karrierën në kontinentin e vjetër. Në skenë ka dalë opsioni Borussia Dortmund, që ka humbur shërbimet e Sebastian Haller. Verdhezinjtë paguan 31 milionë euro tek Ajax për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

28-vjeçari afrikan është diagnostikuar me sëmundje të keqe në testikuj, lajm që i ka shokuar të gjithë. Haller ka nisur menjëherë kurimin, teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale falënderon tifozët dhe bën të ditur se do të rikthehet më i fortë.
Mediet gjermane shkruajnë se agjentët i kanë ofruar klubit gjerman shërbimet e Suarez. Haller nuk dihet sa do të mungojë, Dortmundi ka nevojë për një qendërsulmues dhe “El Pistolero” mund të jetë zgjidhja perfekte për momentin.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



