Kosovë

Katër ekipe dhe shumë emra të njohur, të shtunën turneu në nderim të Fadil Vokrrit

Federata e Futbollit të Kosovës do të organizojë të shtunën, më 23 korrik, një turne kushtuar Legjendës Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij. Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e Kosovës, veteranët e Shqipërisë, veteranët e Llapit dhe veteranët e Prishtinës.

Në ndeshjen e parë të turneut do të takohen Llapi-Prishtina, në orën 17:30, ndërsa në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Shqipëri. Ky turne do zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ftuar do të jenë familjarët e Legjendës dhe ish-bashkëlojtarët, si Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Skënder Shëngyli, Esat Mehmeti, Rafet Prekazi dhe shumë të tjerë.

Po ashtu, të ftuar janë edhe drejtues të institucioneve të nivelit lokal të Podujevës (vendlindja e Vokrrit) dhe Prishtinës, si dhe atyre të nivelit qendror.

FFK po ashtu u bën ftesë publike të gjithë dashamirëve të futbollit që të jenë të pranishëm në këtë turne, që në mënyrë sa më madhështore të nderohet vepra dhe karriera e Legjendës shqiptare.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency