Bundesliga

“Do dashurohesh me Bayernin”, De Ligt tregon kush e bindi të kalonte te bavarezët

Matthijs De Ligt u transferua nga Juventusi te Bayern Munich për shumën e 80 milionë eurove përfshirë bonuset. Qendërmbrojtësi holandez firmosi për pesë vite me kampionët e Gjermanisë dhe do të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon.

Po kush e këshilloi të pranonte ofertën bavareze? 22-vjeçari zbulon për Bild se ishte Louis Van Gaal, trajneri i kombëtares holandeze dhe ish-tekniku i Bayernit në periudhën korrik 2009-prill 2011, ai që e bindi të vijonte karrierën në Bundesliga.

Në fillim të verës diskutova të ardhmen time me Van Gaal, dhe ai më foli mirë vetëm për Bayernin. Ai vlerësoi filozofinë e tyre dhe më tha se nëse do të shkoja atje, do të dashurohesha me klubin.

Më pas ai shprehu mendimin e tij në lidhje me trajnerin Nagelsmann dhe aftësinë e tij për të zhvilluar lojtarët e rinj të talentuar. Dua të përmirësohem si futbollist këtu”, deklaroi De Ligt.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency