Tenis

I pavaksinuar në SHBA? US Open merr vendimin për Djokovic

Novak Djokovic, fituesi i Wimbledon duket se nuk do të mund të marrë pjesë në turneun e radhës atë të US Open. Shetet e Bashkuara të Amerikës nuk lejojnë në territorin e tyre asnjë person të pavaksinuar dhe së fundmi edhe organizatorët e US Open nëpërmjet një deklarate e kanë bërë të qartë se asnjë tenist i pavaksinuar nuk mund të marrë pjesë në kompeticion.

“Vetë turneu i US Open nuk ka një kërkesë për vaksinimin e tenistëve por do të respektojë vendimin e qeverisë amerikane që nuk lejon asnjë shtetas të pavaksinuar të hyjë në territorin e saj”, thuhet në deklaratën e US Open.

Nëse Djokovic mbetet jashtë turneut të US Open për shkak se nuk është vaksinuar kundër COVID-19, atëherë për serbin do të ishte hera e dytë që mbetet jashtë një turneu Slam pas atij të Australian Open në muajin janar të vitit 2022.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency