Conference League

Drita bën befasinë në Belgjikë, ndal skuadrën e Nainggolan

Drita e Gjilanit bën befasinë në Belgjikë. Skuadra nga Gjilani ia doli të marrë një barazim pa gola në transfertën ndaj klubit të mirënjohur, Antwerp, në të cilin militon edhe mesfushori i mirënjohur Radja Nainggolan.

Skuadra e drejtuar nga Ardijan Nuhiji ishte vendosur mjaft mirë në fushë dhe jo vetëm ia doli të mbrohet mirë, por pa shpesh edhe nga porta kundërshtare, duke ia dalë ta godasë plot 5 herë atë.

Megjithatë në fund pati vetëm barazim pa gola, duke bërë që çështja e kualifikimit të vendoset një javë më vonë në “Fadil Vokrri”, aty ku gjilanasit do të shpresojnë të ndihmohen edhe nga mbështetja e tifozërisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency