Bundesliga

Akord me titullarin e Gjermanisë, Leipzigu “lë thatë” Bayernin e Dortmundin

Drejtuesit e Leipzigut kanë fituar konkurrencën me homologët e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në lidhje me David Raum, mbrojtësin e majtë të kombëtares gjermane.

24-vjeçari është një anësor modern që bën mirë të dy fazat e lojës. Verën e kaluar u transferua si lojtar i lirë te Hoffenheim, ekip me të cilin zhvilloi performanca shumë të mirë.

Kampionët bavarezë dhe verdhezinjtë tentuan afrimin e tij, por mediet gjermane raportojnë se garën për shërbimet e Raum e ka fituar Leipzigu, që dëshiron të bëjë sa më mirë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Operacioni i kalimit të Raum nën urdhrat e Dominco Tedescos do të mbyllet për 30 milionë euro, që me bonuse mund të shkojë deri në 35 milionë euro, ndërkohë që lojtari do të firmosë një kontratë të gjatë.

Daum debutoi me kombëtaren e Gjermanisë në shtatorin e kaluar. Që prej atij momenti është grumbulluar gjithmonë dhe deri tani numëron 9 ndeshje me “Pancerat”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency