La Liga

Hazard kërkon një sezon si protagonist: Do të tregoj se Reali fiton edhe me mua në fushë!

Eden Hazard është rikthyer më i motivuar se kurrë në stërvitje me Real Madrid dhe kërkon të zhvillojë sezonin e parë si protagonist me Los Blancos pavarësisht se është pjesë e tyre prej vitit 2019. Sulmuesi belg së fundmi është shprehur se kërkon të demonstrojë se madrilenët mund të fitojnë edhe me të në fushë, ndërsa shtoi se

“Në mendjen time është vetëm sezoni i ri, tashmë nuk ndjej më dhimbje. Ecim përpara, shijova pushimet dhe jam gati për të kryer në formën më të mirë këtë përgatitje parasezonale. Kur në sezonin e kaluar triumfuam në Champions League dhe La Liga, u gëzova shumë për shokët e skuadrës, për klubin dhe tifozët.

Por, brenda meje kishte diçka që më ngacmonte dhe mendoj se duhet të vërtetoj se skuadra mund të fitoj tituj të rëndësishëm edhe me mua në fushë. Do të jpa gjithçka vetëm për të fituar me Real Madrid”, u shpreh Hazard.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency