Itali

VIDEO/ Debutim për Di Maria dhe Pogba, Juventus fiton miqësoren e parë në Las Vegas

Juventus ka udhëtuar drejt Las Vegas për të vijuar përgatitjet parasezonale ndërsa bardhezinjtë së fundmi zhvilluan edhe ndeshjen e parë miqësore të verës. Përballë “Zonjës së Vjetër” ishin meksikanët e Chivas Guadalajara të cilët në fakt nuk mundën t’i rezistonin të besuarve të trajnerit Massimiliano Allegri.

Juventus fitoi me rezultatin 2-0 (nga një gol për pjesë) në një ndeshje që u vendos nga të rinjtë Da Graca dhe Compagnon ndërsa në këtë sfidë debutoi Angel Di Maria, po ashtu edhe Paul Pogba që vesh për herë të dytë fanellën e bardhezinjve.

Nga ana tjetër, nuk pati minuta për Vlahovic me Allegrin që preferoi ta mbante në stol për 90-minuta sulmuesin serb. Testi i radhës për bardhezinjtë është ai datës 27 korrik ndaj Barcelonës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency