Francë

Goditja e radhës në merkato, PSG transferojnë një mbrojtës nga Bundesliga

Paris Saint German është shumë pranë transferimit të tretë në merkaton verore. Kampionët e Francës kanë arritur akordin me Leipzig për Nordi Mukiele. 24-vjeçari prej kohësh është ndjekur nga Paris Saint German dhe gjithashtu Luis Campos e pëlqente mbrojtësin e djathtë.

Parizienët për transferimin e francezit do të paguajnë në total 16 milion euro së bashku me bonuset në drejtim të klubit gjerman.

Nordi Mukiele do të mbyll periudhën katërvjeçare në Bundesligën Gjermane dhe për lojtarin do të jetë një rikthim në Ligue 1, pasi mbrojtësi ka luajtur dy sezone me Montpellier përpara transferimit të tij te Leipzig.  Në sezonin e fundit 24-vjeçari luajti 28 ndeshje ne Bungesligë duke shënuar dhe 1 gol.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency