Merkato

Sassuolo bën ofertë zyrtare për sulmuesin e Interit, por nuk kënaq pretendimet e zikaltërve

Pasi shiti Gianluca Scamaccën te West Hami, Sassuolo është kthyer në merkato për të gjetur një sulmues që do të zëvendësojë italianin dhe në krye të listës është Andrea Pinamonti i Interit.

Me një sezon mjaft të mirë te Empoli, sulmuesi zikaltër ndiqet nga shumë klube si Atalanta e Monza, megjithatë Sassuolo ka lëvizur dhe ka bërë ofertën zyrtare te Interi.

Plot 15 milionë euro kesh dhe të drejtë riblerjeje nga ana e Interit, ka qenë oferta e Sassuolos, ndërsa zikaltërit vijojnë të këmbëngulin për të arkëtuar të paktën 20 milionë euro nga kartoni i sulmuesit të talentuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency