Legjionarët

Lokomotiva e Zagrebit mori fitoren e parë sezonale, mesfushori shqiptar në formacionin e javës

Pas humbjes në derbin ndaj Dinamos në sfidën hapëse të kampionatit, Lokomotiva e Zagrebit gjeti fitoren e parë sezonale ditën e djeshme, pasi mposhti 2-1 me përmbysje skuadrën e Osijekut.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Enis Çojak ishte një nga protagonistët e përmbysjes, pasi asistoi në golin e barazimit, teksa për ndeshjen mjaft të mirë që bëri, u vlerësua duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

Çokaj ishte titullar bashkë me mbrojtësin tjetër shqiptar Jon Mersinaj, ndërsa në stol ishin Sherif Kallaku, Indrit Tuci dhe dy futbollistët e Kosovës, Salihu e Smakaj. Nga këta, vetëm Tuci pati mundësinë të zbresë në fushë për 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency