Merkato

Interi, gati të sakrifikojë anësorin holandez për qëndrimin e sllovakut

Vijon puna tek Interi me synimin e qartë për të kompletuar skuadrën që do të ketë në dispozicion Simone Inzaghit për sezonin e ri futbollistik.

Emra të tillë si Onana, Bellanova, Mkhitaryan, Asllani dhe, mbi të gjitha, rikthimi i Romelu Lukakut e kanë përforcuar shumë skuadrën zikaltër.

Megjithatë, Interi duhet të punojë edhe për largimet. Dihet interesimi i PSG-së për Skriniar, por dialogu mes palëve deri më tani nuk kanë çuar daljen e “tymit të bardhë”. Drejtuesit e Interit duan ta mbajnë sllovakun, çka do të thotë se “sakrifica” duhet të vijë një zonë tjetër të fushës. Pikërisht në korsitë anësore.

Sipas asaj që ka grumbulluar “goal.com”, në fakt, pas rikthimit të Lukakut, aksi Milan-Londër mund të riaktivizoeht për një tjetër negociatë të mundshme që do të shihte Denzel Dumfries si protagonist.

Anësori holandez, i blerë nga Interi një vit më parë, në fakt ka përfunduar në radarët e Chelsea-t. Klubi londinez ka bërë tashmë kontaktet e para me Interin, i cili do të ishte i gatshëm ta shiste ish-in e PSV-së vetëm për një ofertë vërtet tërheqëse. Interi është i gatshëm të dëgjojë çdo propozim nga Londra, me vetëdijen se e ardhmja e lojtarit të datëlindjes 1996 mund të varet në mënyrë të pashmangshme edhe nga ajo e Skriniar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency