Gossip

Cristiano te “Los Colchoneros”? Veprimi i Georginas shton dyshimet

Cristiano Ronaldo e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United dhe, që atëherë, ka pasur interes nga disa klube europiane që lidhen me transferimin e portugezit.

Atletico e Madridit është një nga të interesuarat dhe partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, sapo i ka nxitur edhe më tej thashethemet duke ndjekur në Instagram Carla Pereyran, bashkëshorten e trajnerit të “Los Colchoneros”, Diego Simeone.

Zërat për një transferim të 37-vjeçarit në “Wanda Metropolitano” sa vijnë e rriten dhe, me sa duket, Atletico e Madridit është alternativa e vetme për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency