CR7 nuk është i mirëpritur, tifozët e Atletico nuk falin
Një nga klubet që është përmendur së fundmi si një alternativë në të cilin Cristiano Ronaldo mund të vijonte karrierën, ishte Atletico Madrid. Luzitani do të kishte mundësinë që me Los Colchoneros të luante në Champions League diçka që nuk ia mundëson Manchester United.
Gjithsesi, edhe për shkak të kaluarës së Ronaldos me rivalët e Real Madrid, presidenti Cerezo theksoi se të gjithë zërat e merkatos ishin të pavërteta dhe se sulmuesi portugez nuk është në planet e Atletico Madrid. Megjithatë, fjalën e tyre kërkuan ta thonë edhe tifozët e spanjollëve të cilët në një miqësore që Atletico luante ndaj Numancia, tifozët e kryeqytetasve u shfaqën me banderola kundër Ronaldos.
“CR7 nuk është i mirëpritur”, ishte fabula kryesore e protestës teksa me siguri ultrasit e lryeqytetasve nuk i kanë harruar golat që sulmuesi i ka shënuar gjatë karrierës me Realin, por edhe me Juventusin ku futbollisti 37-vjeçar nuk hezitoi të bënte edhe disa gjeste ofenduese ndaj Atletico Madrid.



