VIDEO/ Goli i javës vjen nga Ekuadori, tund rrjetën nga 70 metra larg!
Independiente del Valle fitoi 1-3 sfidën në transfertë përballë Imbabura, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Ekuadorit. Golin e qetësisë për Independienten e realizoi Julio Ortiz në minutën e 15-të shtesë.
Ekipi mik po kryesonte 1-2, të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë lojtarë në shtesa, me arbitrin kryesor që u detyrua ta akordonte shumë minuta shtesë për shkak të ndalesave të shumta.
Ndërkohë që Imbabura po tentonte golin e barazimit, Ortiz shënoi një gol të rrallë dhe të pabesueshëm! Mesfushori 26-vjeçar “shpiku” një goditje nga 70 metra, e cila zuri të papërgatitur portierin dhe vulosi suksesin e Independiente del Valle.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



