Merkato

Napoli, shumë pranë portierit që ka kushtuar 80 milionë euro

Napoli në sulm frontal për Kepa Arrizabalagan. Portieri bask i ka dhënë fjalën klubit italian e tashmë duhet të arrihet marrëveshja me Chelsea-n për transferimin e tij në Itali.

Ish-“gardiani” i Athletic Bilbaos, i cili iu bashkua Chelsea-t në vitin 2018 për 80 milionë euro, do të arrijë në Campania në huazim, me londinezët që do t’i paguajnë pjesën më të madhe (3/4) të pagës së tij që shkon 9 milionë euro neto në sezon.

Po punohet për të përcaktuar detajet përfundimtare dhe bonuset, por negociatat janë në në rrugë të mbarë dhe se shpejti pritet të dalë “tymi i bardhë”.

Portieri spanjoll, ka humbur vendin e titullarit te Chelsea, pasi ia ka rrëmbyer Edouard Mendy, i zgjedhur si numri 1 nga trajneri Tuchel sezonin e kaluar. Për këtë arsye është gati t’i bashkohet Napolit me idenë për të luajtur në vazhdimësi dhe për të fituar ftesën nga kombëtarja spanjolle për Botërorin “Katar 2022”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency