VIDEO/ Dybala lë shenjën e parë si verdhekuq, Mourinho mposht Conten
Jose Mourinho triumfon në përballjen ndaj Antonio Contes, ndonëse bëhej fjalë vetëm për një miqësore mes Romës e Tottenhamit në Izrael. Portugezi nisi ndeshjen me formacionin më të mirë, duke i besuar sulmin dyshes Dybala-Abraham dhe pikërisht argjentinasi la shenjën e parë që prej transferimit te Roma.
Në minutën e 29’ Dybala hodhi një krosim perfekt në zonë, aty ku Ibanez fitoi duelin me Perisic dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e vetëm të një ndeshjeje të dominuar nga Tottenham në kontrollin e topit, por vetëm kaq.
Kjo pasi “Spurs”-at e Antonio Contes nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajtje në portë përballë mbrojtjes bunker të verdhekuqve, teksa Antonio Conte ka arsye të shqetësohet me formën e sulmuesve, vetëm një javë para nisjes së Premier League.



