Futboll

Braga tallet me Romën për prezantimin e Dybalas: E bëmë bukur?

Polemika, por edhe argëtim në rrjetet sociale. Sidomos nëse klubet ironizojnë apo japin mesazhe qesharake, që u drejtohen edhe ekipeve të tjera. Skuadra portugeze, Braga, një ditë më parë prezantoi ekipin para tifozëve para fillimit të sezonit.

Klubi portugez, nëpërmjet Twitterit, donte të pyeste Romën nëse kjo ishte në të vërtetë mënyra e duhur për të përfshirë tifozët: “A e bëmë atë në mënyrën e duhur?”, ishte pyetja e portugezëve që kanë etiketuar klubin verdhekuq.

Referenca është e qartë dhe ka të bëjë me prezantimin e Dybalas në sheshin para Koloseumit, ku ishin grumbulluar mbi dhjetë mijë fansa.

Një mesazh i bukur dhe qesharak i portugezëve, drejtuar italianëve, duke postuar foton e prezantimit të tyre, gjithashtu me shumë tifozë që mbështesin klubin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency