Serie A

Ish-mesfushori i Interit nis vizitat mjekësore me Lazion, gati bashkimi me Sarrin

Matias Vecino bashkohet me Lazion. Mesfushorit uruguaian i përfundoi kontrata me Interin dhe ishte futbollist i lirë, teksa ka zgjedhur pikërisht bardhekaltrit për të vijuar karrierën.

Paraditen e sotme Vecino ka mbërritur në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë, teksa që nesër pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Sarri.

Të dy njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin, pasi kanë qenë bashkë te Empoli disa sezone më parë dhe tani trajneri bardhekaltër do të ketë një alternativë më shumë në mesfushë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency