Serie A

Ronaldo: Interi favorit për titullin prej Lukakut, vjet e humbën në derbi

Ronaldo fenomeni sheh Interin si ekipin favorit për fitimin e Serie A. Rikthimi i Romelu Lukakut ka forcuar ekipin e Simone Inzaghit, afrim për të cilin braziliani i famshëm mendon se do të bëjë diferencën.

Interi mund ta fitonte titullin edhe sezonin e kaluar. Në të vërtetë, le të themi se në një moment të caktuar ata praktikisht e kishin fituar titullin… Titulli u humb nga disfata në derbi dhe menaxhimi i keq i dy muajve të vështirë të sezonit.

Janë momente kur ke nevojë për kurajo. Janë disa ndeshje delikate të cilat duhet t’i fitosh, nuk mund t’i barazosh.

Tani është rikthyer edhe Lukaku, i cili bën diferencën në Itali. Ai dhe Lautaro janë një kopje pothuajse perfekte”, deklaroi për GDS Ronaldo, i cili veshi fanellën e Interit në vitet 1997-2002.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency