Serie A

Pioli: Cikli fitues sapo ka nisur, ju tregoj mesazhet që më dërguan pas titullit

Stefano Pioli është i bindur se cikli i Milanit sapo ka nisur dhe përpara është një rrugë që do të ketë shumë suksese. Trajneri i kampionëve të Italisë ia doli që të fitojë titullin edicionin e shkuar. Puna për edicionin e ri ka nisur prej kohësh dhe gjërat duket se janë në rrugën e mbarë, me Piolin që nuk nguron të tregojë se tani ka një skuadër më të pjekur.

Jam i bindur se ky është një cikël që sapo ka filluar dhe nuk do të përfundojë. Ne e kemi kuptuar më në fund vlerën tonë dhe kemi kuptuar se sa e rëndësishme është të përgatitemi mirë, po ashtu e dimë se sa e vështirë është të fitosh dhe çfarë duhet për të qëndruar në nivelin më të lartë.

Edhe pas fitimit të Scudetto-s kam marrë shumë telefonata, njerëz që më thanë ‘ki kujdes tani, por unë shoh djemtë të karikuar, akoma dhe më të gatshëm, më të përgatitur edhe me më shumë vëmendje në detaje”, u shpreh Pioli.

Numri një i stolit të Milanit është i bindur se ky edicion do të jetë i veçantë për shkak se do të ketë pushim në dimër, por në anën tjetër thekson se do të duhet akoma dhe më shumë punë, për ta menaxhuar siç duhet.

Ky sezon është vërtet i veçantë. Për herë të parë do të luajmë 21 ndeshje, nga 13 gushti deri më 13 nëntor. Disa nga djemtë e mi do të shkojnë gjithashtu në ekipin kombëtar, kështu që do të luajnë 23 ndeshje në 3 muaj. Angazhimi do të jetë edhe fizik, ashtu dhe psikologjik si dhe këta muaj do të ndikojnë shumë në pjesën tjetër të sezonit, kjo është koha për të punuar mirë”, ishin fjalët e Piolit për DANZ.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency