Premier League

Ronaldo çfarë bën? La mitikun “Old Trafford” pa mbaruar ndeshja

Cristiano Ronaldo nuk qëndroi për të parë Manchester United në “Old Trafford”, pasi u zëvendësua, pasditen e së dielës në miqësoren parapërgatitore kundër Rayo Vallecanos. 37-vjeçari portugez, prej kohësh në qendër të zërave të merkatos, u pa të linte stadiumin para fundit të ndeshjes, siç dëshmon edhe një tifoz.

Personi në fjalë publikoi një foto të Cristiano Ronaldos teksa linte “Old Trafford” bashkë me dedikimin: “nuk priti as vërshëllimën finale”.

Ronaldo ishte i vetmi lojtar që u zëvendësua nga Erik Ten Hag në pushimin e ndeshjes së barazuar 1-1 me spanjollët. Në vend të tij u fut ish-futbollisti i Atalantës, Amad Diallo, që shënoi golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”. Para se të niste ndeshje, tekniku holandez foli për mikrofonat e “Sky Sports” për formën fizike të 5 herë fituesit të Topit të Artë, duke u shprehur: “Sigurisht që nuk është në nivelin e skuadrës tonë aktuale, pasi ka humbur shumë javë, ka nevojë për ndeshje dhe mbi të gjitha për shumë stërvitje”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency