Europa League

Shkupi njeh kundërshtarët e mundshëm në “play-off”-in e Europa League-s, në Conference L. derbi me Ballkanin?

Shkupi ka njohur kundërshtarin e mundshëm që mund në play-off-in e Europa League-s. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, nëse do të kalojnë me sukses irlandezët e Shamrock Rovers, do të përballen në raundin tjetër me skuadrën që do të eliminohet nga turi i tretë i Champions League mes Qarabag-Ferencvaros.

Si një skuadër kampione, rrugëtimi i Shkupit në arenën ndërkombëtare i rezervon kundërshtarë që vijnë nga i njëjti kompeticion. Edhe në rast eliminimi, në raundin e tretë, skuadra e Goce Sedloskit do të luajë në play-off-in e Conference League, çka i afron akoma dhe më shumë me pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar të UEFA-s. Në një skenar të tillë, në “play-off”-in e Conference League mund të përballet me ekipin e Ballkanit, gjithmonë nëse kampionët e Kosovës do të arrijnë që të kalojnë me sukses Klaksví.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency