Itali

Surprizon Pjanic/ Rikthehet në Serie A, por jo tek Juventus

Pasi përfundoi huazimin në Turqi në radhët e Besiktas, Miralem Pjanic është rikthyer te Barcelona. Mirëpo, vështirë se trajneri Xavi Hernandes do t’i besojë boshnjakut për sezonin e ardhshëm teksa pritet që mesfushori sërish të largohet nëpërmjet formulës së huazimit. Së fundmi, ishte përfolur edhe për një rikthim të Pjanic te Juventus, ku trajneri Massimilliano Allegri e pret krahëhapur duke qenë se e njeh mirë futbollistin.

Mirëpo, nga Spanja, siç raporton fichajes. Net, Pjanic ka si alternativë në Serie A jo vetëm Juventusin, por edhe tre destinacione të tjera.

Fjala është për klube si Fiorentina, Milan dhe Napoli të cilat monitorojnë situatën e mesfushorit. Në fakt, Barcelona do të preferonte ta shiste përfundimisht Pjanic për të përmirësuar situatën financiare, por vështirë se italianët do të paguajnë për lojtarin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency