Futboll

Aksidentoi për vdekje një motoçiklist, klubi i prish kontratën

Skuadra braziliane, Palmeiras, ka prishur kontratën me futbollistin Renan Victor për shkak të një ngjarjeje të rëndë që i ka ndodhur futbollistit. Sikurse informojnë nga Brazili, qendërmbrojtësi ka aksidentuar për vdekje një motoçiklist 38-vjeçar mëngjesin e 22 korrikut në San Paolo, teksa po kthej nga një festë.

Lojtar, fillimisht u arrestua, por shumë shpejt u lirua pasi pagoi një shumë të majme prej 45 mijë eurosh si garanci, që do t’i shkonte familjes së viktimës.

Renan, i cili i jepte makinës pa patentë dhe në gjendje të dehur rrezikon deri 10 vite burg. Në kushte të tilla, për të mos prishur imazhin e klubit, Palmeiras e përjashtoi nga organika, duke i prishur kontratën.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency