Merkato

75 milionë € për një mbrojtës, klubi i Premier League refuzon ofertën e Chelsea!

Thomas Tuchel pret një tjetër qendërmbrojtës nga merkato dhe drejtuesit e Chelsea kanë gati 75 milionë euro për t’i plotësuar dëshirën trajnerit gjerman.

Drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë nisur operacionin e blerjes së Wesley Fofana pasi nuk ia dolën të sigurojnë Jules Kounde, i cili në fund u transferua te Barcelona.

21-vjeçari francez është pjesë e Leicester City prej tetorit të vitit 2020. “Dhelprat” paguan 35 milionë euro te St Etienne për lojtarin që luan në qendër të mbrojtjes.

L’Equipe raporton se Chelsea ka ofruar 75 milionë euro për kartonin e lojtarit të kombëtares U21 të Francës, fanellën e së cilës e ka veshur pesë herë deri tani.

Përgjigja ka qenë negative, drejtuesit e Leicester City e cilësojnë të pamjaftueshme ofertën, ndërkohë që duan 80-85 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.

Tani pritet një tjetër “ofensive” e klubit londinez, që duhet të shtojë milionat për t’i dhuruar trajnerit Tuchel një tjetër mbrojtës cilësor pas Kalidou Koulibaly.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency