Futboll

Humbi Azpilicueta-n, Barcelona nis zbatimin e “planit B”, tenton mbrojtësin e Dortmund

Barcelona nuk ndalet në merkato. Pasi humbi mundësinë e nënshkrimit me Cesar Azpilicueta, pasi ky i fundit rinovoi me Chelsea-n, katalanasit po shqyrtojnë alternativat e mundshme.

Sergino Dest nuk është një emër bindës, gjithmonë në rast se amerikani qëndron, pasi klubi ka njoftuar që në nisje të merkatos se do të negocionte për kartonin e mbrojtësit nëse vjen oferta e duhur.

Sipas medieve spanjolle, Barcelona i është rikthyer pistës Thomas Meunier.

Belgu i Borussia Dortmundit për momentin është në “pole position” për fashën e djathtë të mbrojtjes dhe kontaktet e para kanë nisur dhe palët duken optimiste, por në lojë do të jenë edhe drejtuesit e klubit gjerman.

Këta të fundit refuzuan ofertën e parë të klubit spanjoll, pasi Barcelona në muajin janar u përpoq ta transferonte në formë huazimi me opsion blerjeje. Tani, në merkaton e verës gjërat kanë ndryshuar.

Kontrata e Meunier me Dortmund skadon në verën e vitit 2024 dhe Barcelona po mendon të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, i cili më parë ka luajtur edhe te PSG.

Thomas ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi këtë lëvizje, por duke parë numrat e tij në edicionin e fundit, vetëm 17 aktivizime në Bundesliga do të ishte i gatshëm t’i bashkohej projektit të Barcelonës dhe të bashkohej me skuadrën e Xavi-t.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency