Featured

VIDEO/ PSG start me “5 yje”, Neymar e Messi dhurojnë spektakël ndaj Clermont

PSG tregoi sërish se është skuadra për t’u mposhtur në Francë, pasi e nisi sezonin me një triumf me goleadë 0-5 në transfertën ndaj Clermont. Në mungesë të Mbappesë së dëmtuar, trajneri Galtier përdori rreshtimin 3-4-3, me Messin, Neymar dhe Sarabian në repartin e sulmit.

Kryeqytetasit dominuan totalisht dhe që në minutën e 9’ Messi asistoi për Neymar, i cili nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Në të 26-ën, ishte Neymar që asistoi për Hakimin, që dërgoi shifrat në 2-0, ndërsa në të 38-ën braziliani asistoi për Marquinhos, i cili shënoi edhe golin e tretë.

Në pjesën e dytë, në skenë u ngjit Lionel Messi, që në të 80-ën shënoi golin e katërt, ndërsa në të 86-ën të pestin për PSG-në, me një “biçikletë” të bukur që mori edhe duartrokitjet e tifozëve vendas.

Nis kështu nën shenjën e Neymar dhe Messit, sezoni i ri për PSG-në, me brazilianin që shënoi një gol dhe asistoi tre të tjerë, ndërsa argjentinasi dha një asist dhe dërgoi dy herë topin në rrjetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency