Zyrtare/ Isco mbetet në La Liga, bashkohet me ish-trajnerin
Isco nuk largohet nga La Liga. Pasi i dha fund aventurës 9-vjeçare me Realin e Madridit, skuadër me të cilën fitoi plot 19 trofe, ku bien në sy pesë Champions League, fantazisti nga Malaga është transferuar te Sevilla.
Një afrim pa kosto dhe përforcim fantastik për skuadrën e Julen Lopeteguit, ndërkohë që 30-vjeçari, për të cilin u përfol edhe për një kalim në Serie A, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin andaluzian.
Isco do të zbarkojë të hënën në Sevilla për të kryer testet mjekësorë dhe më pas do të hedhë firmën mbi kontratën e re.

Sevilla, që do të jetë klubi i tretë në karrierën e Iscos pas Malagas dhe Realit, ka zyrtarizuar afrimin e tij me një postim në faqen zyrtare.
Me “Los Blancos”, mesfushori i avancuar regjistroi 353 ndeshje në total. Isco shënoi 53 gola dhe dhuroi 56 asiste për shokët e skuadrës.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



