Serie A

Spalletti “fërkon duart” dy sulmues pritet t’i bashkohen Napolit këtë javë

Fillimisht Lorenzo Inzigne dhe më pas Dries Mertens e Andrea Petagna lanë Napolin për të krijuar një boshllëk jo të vogël në sulmin e Napolit, teksa tani Luciano Spalletti është në pritje të përforcimeve, kur jemi vetëm pak ditë nisjes së sezonit të ri.

Giovanni Simeone dhe Giacomo Raspadori janë dy emrat e përzgjedhur nga napolitanët për të kompletuar repartin e avancuar dhe te më dy negociatat kanë ecur shumë, por zyrtarizimi mungon ende.

Argjentinasi dëshiron të luajë me çdo kusht në “Diego Armando Maradona” dhe ka arritur marrëveshjen me Napolin për një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon, por pengesë po bëhet Verona.

Kjo e fundit ka interesa të tjera dhe do të dëshironte ta shiste Simeonen në klube që janë gati të ofrojnë me shumë, por argjentinasi po bën rezistencë, duke i bërë të qartë presidentit veronez se nuk do të largohet fare, nëse nuk e lënë të transferohet te Napoli.

Edhe sa i përket Raspadorit, ka një marrëveshje mes palëve, por Sassuolo vijon të rezistojë dhe të kërkojë 40 milionë euro, ndërsa Napoli ka shkuar deri në 30 milionë euro, plus 2-3 të tjera në formë bonusi.

Gjithsesi në orët e ardhshme pritet që De Laurentiis të rritë ofertën dhe të sjellë dy sulmuesit në dispozicion të Spallettit para se të nisë kampionati, në mënyrë që të kompletohet edhe reparti i avancuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency