Merkato

Interi “i vë syrin” ish-mbrojtësit të Barcës, nisin negociatat me lojtarin dhe klubin

Inter përgatitet për startin e sezonit të ri, që do ta impenjojë përballë Lecces në transfertë, ndërsa trajneri Simone Inzaghi nuk mund të qëndrojë ende i qetë, pasi i druhet një oferte joshëse për Milan Skriniar, çka do t’ia komplikonte organizimin e mbrojtjes.

Zikaltrit kanë nevojë për para, ndaj një ofertë prej më shumë se 60 milionë eurosh, do t’i joshte të shisnin sllovakun, që është shndërruar në lider të prapavijës, ndërsa dyshja Marotta-Ausilio po punojnë për të gjetur pasuesin.

Manuel Akanji i Borussias së Dortmundit është emri në krye të listës, me zviceranin që mund të vijë edhe pa shitje ne Skriniar. Akanji ka edhe një vit kontratë me verdhezinjtë, që kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa te Interi ofrojnë vetë 10, ndaj gjasat janë që marrëveshja të mbyllet vetëm në ditët e fundit të merkatos.

Ndërkohë së fundi në skenë ka dalë edhe emri i Jan-claire Todibo, francezi 22-vjeçar që ka luajtur edhe me Barcelonën. Ky i fundit është pjesë e Nice, ku ka rilindur dhe po tregon një lidership të jashtëzakonshëm, teksa klubi francez e vlerëson rreth 25-30 milionë euro.

Zikaltrit kanë nisur kontaktet e para me menaxherët e lojtarit dhe klubin e Nice, pasi duan të jenë të përgatitur për të vepruar shpejt, në rast të shitjes së mundshme të Milan Skriniar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency