VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit shkëlqen me dygolësh, por skuadra e tij eliminohet
Jasir Asani nuk i mjaftoi Kisvardes (skuadër hungareze) për t’u kualifikuar në fazën “play off” të Conference League. Ish-futbollisti i Partizani tregoi një formë shumë të mirë përballë ekipit norvegjez, Molde, duke shënuar dygolësh, por që nuk mjaftoi për të vijuar më tej, pasi sfida përfundoi 2-1, teksa në Norvegji skuadra hungareze ishte mposhtur thellë 3-0.
Asani ndezi shpresat e Kisvardës për kualifikim në minutën e 14-të me golin që zhbllokoi takimin, për ta thelluar epërsinë në minutën e 29-të, I shërbyer nga Makowski. Por vetëm kaq, sepse Molde shkurtoi diferencën me Mannsverk në të 69-tën, duke vulosur eliminimin e Kisvardës.
Spikati në Europa League Donis Avdiaj, futbollisti dardan, që luan për Zyrihun. 25-vjeçari realizoi dy golat e parë të skuadrës zvicerane në fitoren 3-0 përballë Lindfield, ndërsa të tretin e shënoi Santini.



