La Liga

Xavi: I kënaqur me blerjet e reja, klubi po punon për federimin e tyre

Merkatoja verore e Barcelonës ka qenë vërtetë e jashtëzakonshme, pasi katalanët kanë arritur të përforcohen në çdo repart me emra shumë cilësorë si Kessie, Lewandowski, Christensen, Raphinia e Kounde, megjithatë problem mbetet federimi i tyre.

Klubi katalan po bën të gjitha përpjekjet për t’i regjistruar që të gjithë deri para ndeshjes së parë të kampionatit, e planifikuar për të shtunën në mbrëmje, ndërsa trajneri Xavi është shfaqur mjaft optimist në konferencën për shtyp.

“Kam folur me drejtuesit dhe të gjithë jemi optimistë që me lëvizjet e fundit, do të arrijmë t’i federojmë të gjithë futbollistët e rinj. Kemi kohë deri 120 minuta para ndeshjes dhe jam i bindur që do t’i kem të gjithë në dispozicion. Jam shumë i kënaqur me merkaton dhe tani klubi po punon për të zgjidhur edhe problemin e federimit, për t’u përqendruar më pas vetëm në fushën e lojës”, u shpreh Xavi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency