Katër gola vetëm në pjesën e parë, “Djajtë e Kuq” po shohin makthe ndaj Brendtfordit
Erik ten Hag nuk do ta kishte parë në ëndrrën më të keqe këtë start negativ të sezonit në Premier League. Pas humbjes 1-2 në “Old Trafford” përballë Brightonit, “Djajtë e Kuq” kanë pësuar katër gola nga Brendtfordi… vetëm gjatë pjesës së parë.
Gabime trashanike të portierit dhe mbrojtjes, të shfrytëzuara nga Dasilva dhe Jensen, në minutat 10’ dhe 18’. Gola që mund t’i pësojë vetëm një skuadër amatore. Por makthi për “Djajtë e Kuq” do të vijonte në minutën e 30-të, me golin e Jensen, ndërsa në të 3-tën realizoi edhe Mbuemo. Me keq se kaq nuk mund të shkonte për ten Hag. Do të duhet një mrekulli që Man. United të shmangë humbjen në pjesën e dytë.



