La Liga

VIDEO/ Mrekulli e Alabës, Reali fiton me përmbysje në ndeshjen e parë

Reali i Madridit e nis sezoni me një fitore 1-2 me përmbysje, në transfertën ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në La Liga, Almerias.

Këta të fundit formuan “pasillon” e famshme, duke duartrokitur Realin që fitoi Superkupën e Europës vetëm pak ditë më parë, por më pas i ndëshkuan Los Blancos me anë të Ramazanit që në minutën e 6’.

Ky gol zgjoi madrilenët, që u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, por ndonëse u luajt vetëm në gjysmëfushën e Almerias, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve 1-0.

Baraspesha do të rikthehej vetëm në minutën e 61-të, kur Lucas Vasquez shfrytëzoi një pasim të Benzema, për të dërguar topin në rrjetë, ndërsa Reali nuk i ndali sulmet për gjetjen e golit të dytë.

Në minutën e 74-t Ancelotti hodhi në fushë David Alabën, i cili pak sekonda më vonë ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin Realit të Madridit.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht tentativave të Almerias për të shmangur humbjen, teksa Reali konfirmon se mbetet skuadra për t’u mposhtur edhe këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency