Premier League

United në sulm për legjendën e Leicester City, një talent përfundon në merkato

Erik ten Hag vazhdon të kërkojë një sulmues nga merkato. Pista Aranautovic ka rënë dhe Manchester United po tenton të sigurojë shërbimet e Jamie Vardy sipas raportimeve të The Athletic.

35-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Leicester City, klub ku bën pjesë prej vitit 2012. Arritja e akordit nuk do të jetë shumë e thjeshtë, por trajneri po insiston për shërbimet e legjendës së “Dhelprave”.

Nëse nuk sigurohet sulmuesi i njohur anglez, United ka gati edhe dy alternativa të tjera: Alvaro Morata (Atletico Madrid) dhe Raul de Tomas (Espanyol).

Ndërkohë, United ka nxjerrë në shitje James Garner. 21-vjeçari i Anglisë U21 luan si qendërmesfushor dhe si shkatërrues, teksa dy klube janë të interesuara për shërbimet e tij.

Tottenham dhe Nottingham Forest po garojnë për shërbimet e lojtarit të talentuar. Drejtuesit e Manchester United kërkojnë 15-20 milionë paund për ta lënë të lirë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency