Merkato

Dy afrime dhe një largim, merkato e Milanit e fokusuar në dy reparte

Merkato e Milanit është përqendruar te një qendërmbrojtës dhe një qendërmesfushor, i cili duhet të zëvendësojë Franck Kessie. Kampionët e Italisë kanë rinisur bisedimet me PSG-në në lidhje Abdou Diallo.

26-vjeçari i kombëtares së Senegalit luan në qendër të mbrojtjes, në krahun e majtë të saj, por bën edhe rolin e shkatërruesit. Milani po tenton ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Sa i përket mesfushës, objektivi kryesor për momentin është Raphael Onyedika. 21-vjeçari nigerian luan me Midtjylland në Danimarkë dhe kartoni i tij kushton 7 milionë euro.

Ndërkohë, Tiemoue Bakayoko mund të përfundojë në Premier League, aty ku e kërkon Nottingham Forest. Klubi i famshëm anglez u rikthye në elitë pas 23 vitesh, ndërkohë që të dielën mposhti 1-0 West Ham.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency