Premier League

S’kanë fund polemikat, mbrojtësi i Tottenhami e kapi për flokësh Cucurellan, pse s’ndërhyri VAR-i? (video)

Shtrëngimi “energjik” i duarve mes Antonio Contes dhe Thomas Tuchelit nuk është arsyeja e vetme që Chelsea – Tottenham (2-2) vazhdon të shkaktojë polemika. Dhe jemi vetëm një ditë pas këtij derbi që ka hyrë në histori me ngjarjet që ka prodhuar.  Poloemikat e orëve të fundit i referohen një episodi me protagonist Cristian Romeron, qendërmbrojtës i Tottenhamit.

Ish-mbrojtësi argjentinas i Atalantës dhe Juventusit është emëruar “Lojtari i ndeshjes” nga kanalet sociale të Spurs-ave, pas një paraqitjeje të shkëlqyer nga pikëpamja mbrojtëse. Ajo që ra në sy, megjithatë, ishte loja e ashpër e lojtarit.

Në disa duele u vu re një Romero mjaft agresiv, sidomos ndaj të sapoardhurit në “Stamford Bridge”, Marc Cucurella.

Në minutën e 95-të, vetëm një minutë para barazimit përfundimtar të Harry Kane, mbrojtësi argjentinas e ndaloi në mënyrë “alternative” spanjollin, duke e tërhequr nga flokët.

Gjithçka para syve të arbitrit, Anthony Taylor, i cili e la lojën të vijojë. Në Angli është ndezur debati për mundësinë e ndërhyrjes së VAR-it në raste të ngjashme.

Pas një kontrolli të shpejtë, VAR-i nuk ndërhyri. Romero nuk u sanksionua dhe pak më pas mbërriti barazimi i Tottenhamit (2-2).

Me pak fjalë, ndeshja mes Bluve dhe Spurs-ave do të mbahet mend për tensionet dhe spektaklin e dhuruar në fushën e gjelbër.

https://www.youtube.com/watch?v=G0sSHqstFzA

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency